Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve.
Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.Lajmin e ka bërë me dije konferencën për shtyp pas mbledhjes, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
“Vendimi lidhet me mbrojtjen e konsumatorit. Ka pasur shumë zhvillime në vitet e fundit në këtë fushë. Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një fluks, i cili vijon edhe tani. Vendimi mbron konsumatorin dhe ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallit, që është 14 ditë. Gjithashtu përmes këtij projektvendimi ka një siguri më të lartë të pagesave”, ka thënë Ibrahimaj.
Kujtojmë se më parë është ngritur një Task Forcë për gjurmimin e transaksione- ve bankare për tregtinë online.
“Thënë më shkurt nëse një qytetar shqiptar do të blejë pajisje, veshje, shërbime online, tashmë do ti hapet rruga krijimit të platformës që në momentin që ky qytetar do të ketë pakënaqësi apo problematika me produktin që blen, do të ketë mundësi që ta zgjidhi këtë mosmarrëveshje nëpërmjet platformës që është vendosur pranë vendeve të CEFTA-s”, tha Ibrahimaj.
Po ashtu në vendim ka edhe specifikime të tjera që lehtësojnë procedurat për tregtinë elektronike.
Diskutime rreth kësaj post