Mbledhja e radhës e qeverisë së Shqipërisë do të mbahet në qytetin bregdetar të Vlorës, brenda të premtes dhe të shtunës.
Kjo është mbledhja e tretë e qeverisë jashtë Tiranës që prej përzgjedhjes së emrave për qeverinë “Rama 2”.
Ministrat do të kenë edhe disa takime në institucione me deputetët e zonës.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se Qeveria do të zhvilloje çdo muaj mbledhjen në një prej qarqeve të vendit, ndërsa të njëjtën proçedurë do ndjekin edhe ministrat çdo muaj, ku do të zhvillojnë takime me banorët e secilit qark për t’u njohur me problematikat e qytetarëve.
Më herët kabineti i ri qeveritar është mbledhur në Llogora dhe në Velipojë të Shkodrës.
Ndërkohë, në fund të muajit tetor pritet që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të mblidhen në një takim të përbashkët në qytetin e Korçës.
Diskutime rreth kësaj post