Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar një muaj të vështirë në lidhje me gazin rus. Scholz nuk mendon se sanksionet ndaj Moskës duhet të zbuten edhe pse faturat e energjisë për qytetarët gjermanë po rriten si pasojë e problemeve me furnizimin me gazin rus.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, i cili shtoi se në muajt e ardhshëm situata parashikohet të jetë edhe më e vështirë.
“Na presin muaj të vështirë përpara. Por është e qartë se ne qëndrojmë fort në anën e Ukrainës dhe qëndrojmë pas sanksioneve që kemi rënë dakord së bashku me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post