Qeveria shqiptare ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me ish-prokuroren Antoneta Sevdari, e cila fitoi gjyqin në Strasburg kundër Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi atë nga detyra.
Ish-prokurorja do të marrë nga shteti shqiptar shumën prej 24 600 Euro.
Në vendimin e qeverisë thuhet se 19 600 do t’i marrë në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 Euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
Diskutime rreth kësaj post