Qeveria ‘Rama 3’ menjëherë pas betimit në Presidencë ka marrë urimet e para nga Komisioni Europian për nisjen zyrtarisht të punës. Së pari ishte ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca që do të uronte qeverinë Rama, duke dhënë dhe një mesazh të qartë në atë çfarë presin institucionet e Europës nga Tirana zyrtare.
“Përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës. Ne presim që #integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, përfshirë #ruleoflaw, të shfaqen lartë në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për çështjen e integrimit dhe zgjerimit”, shkruan Soreca.
Më pas në mënyrë të menjëhershme ka ardhur edhe urimi i komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
“Urime Edi Rama dhe Qeverisë së re për marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e parë të axhendës së punës. Dialogu konstruktiv politik & koordinimi i fortë çelësi kyç për pranimin në BE. #Zgjerimi”, shkruan komisionieri.
Diskutime rreth kësaj post