Në fillim të muajit maj ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në fillim të muajit maj, tha se Addministrata e presidentit Joe Biden ka konstatuar zyrtarisht se Marrëveshja e Washingtonit duhet të jetë baza për bashkëpunimin e mëtejshëm. Kosnett gjithashtu u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen zotimeve të tyre dhe të punojnë së bashku për mbarëvajtjen e Marrëveshjes.
“Administrata e Biden-it ka konstatuar edhe zyrtarisht që Marrëveshjet e Washingtonit duhet të jenë bazë për punën tonë përpara. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet t’u përmbahen këtyre zotimeve dhe të punojnë së bashku”, u shpreh Kosnett.
Pavarësisht kësaj deklarate të Kosnett, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka ligjshmëri në Kosovë.
“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët” ,tha Kryeziu.
Diskutime rreth kësaj post