Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” komentoi akuzat e PD-së se PS-ja po përdor të dhënat personale të qytetarëve për fushatë elektorale.
Çani deklaroi se në një vend “normal”, qeveria do të binte nga një skandal i tillë.
“Në një vend normal do të binte qeveria. Por, në këtë vend nuk ndodh asgjë. Imagjinoni një shtet që e drejton Tao Tao?”, – u shpreh Çani.
Sipas tij populli duhet të dilte në rrugë për këtë çështje sikurse ndodh në vendet normale demokratike.
“Problemi është, po të dilte populli në rrugë, siç ndodh në vende normale demokratike, ata minimalisht do të mbyllnin gojën.
Nuk kam shpresë tek ambasada, vendi mund të ndryshojë vetëm nga faktorë të brendshëm“, – përfundoi Çani.
Diskutime rreth kësaj post