Qeveria ka marrë vendim mbrëmjen e së mërkurës për koeficintët e indeksimit të pagave nga viti 1994 deri në 2018. Në VKM thuhet:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, paragrafi i dytë, e 59, pika 1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1. Koeficientët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2018 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë, si më poshtë vijon:
Për pagat referuese deri më 1.1.1994 8.76;
Për pagat e vitit 1994 8.76;
Për pagat e vitit 1995 7.05;
Për pagat e vitit 1996 5.47;
Për pagat e vitit 1997 5.47;
Për pagat e vitit 1998 4.57;
Për pagat e vitit 1999 3.71;
Për pagat e vitit 2000 3.38;
Për pagat e vitit 2001 2.89;
Për pagat e vitit 2002 2.67;
Për pagat e vitit 2003 2.39;
Për pagat e vitit 2004 2.17;
Për pagat e vitit 2005 1.97;
Për pagat e vitit 2006 1.79;
Për pagat e vitit 2007 1.71;
Për pagat e vitit 2008 1.51;
Për pagat e vitit 2009 1.39;
Për pagat e vitit 2010 1.33;
Për pagat e vitit 2011 1.28;
Për pagat e vitit 2012 1.23;
Për pagat e vitit 2013 1.18;
Për pagat e vitit 2014 1.18;
Për pagat e vitit 2015 1.02;
Për pagat e vitit 2016 1.02;
Për pagat e vitit 2017 1.00;
Për pagat e vitit 2018 1.00.
2. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, nuk mund të jenë më të larta se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
3. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
4. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr.927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë.
5. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2018.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Diskutime rreth kësaj post