Burrat që ngacmojnë seksualisht gratë në publik mund të përballen me gjobë deri dy vite burg. Këtë vendim pritet që qeveria britanike ta miratojë së shpejti. Të ndjekësh dikë, të bësh komente ose gjeste të turpshme është një shkelje që duhet dënuar.
Kryeministri Boris Johnson tha më parë se rregullat aktuale ishin të mjaftueshme për të goditur ngacmimet në rrugë, por që disa deputetë kundërshtuan duke thënë se duhet një ligj më i ashpër.
Liz Truss, kandidatja për të qenë kryeministre e ardhshme, ka mbështetur ligjin e ri për të trajtuar dhunën ndaj grave.
Diskutime rreth kësaj post