Qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin për arsimin për vitin 2019. Projektligji është depozituar në Kuvend dhe parashikon ndryshimin e buxhetit të vitit 2019 për arsimin e lartë, duke dyfishuar financimin, ndërsa ka krijuar edhe një fond emergjencë 5 miliardë lekë.
Rishikimi i buxhetit pritet të votohet në sesionin e ri parlamentar që nis në mes të muajit janar. Me ndryshimet e propozuara fondet për arsimin e lartë bëhen 14 miliardë lekë, ndërsa ato për kërkimin shkencor 1,2 miliardë lekë.
Diskutime rreth kësaj post