Minatorët kanë nisur pak minuta më parë protestën përpara Kryeministrisë për plotësimin e kërsesës së tyre për krijimin e “Statusit të Minatorit”.
Pensioni i tyre është minimal për shkak të mungesës së statusit, sepse në bazë të statusit përcaktohet pensioni apo mosha e daljes, siç ushtarakët kanë statusin e ushtarakut.
“Kemi mbajt me ngrohje me qymyr shkollat, çerdhet, spitalet e institucionet gjithë jetën dhe nuk jemi vlerësuar për këtë
Kam punuar në minierë që kur kam qenë 15 vjeç e deri 55 vjeç.” – thanë disa prej tyre.
Minatorët u shprehën se duan të mbajnë Sindikatën e Minatorëve të formuar në vitin 1991 dhe jo organizatat e minatorëve të pas vitit 1991 sepse janë të kompromentuar e të blerë nga të gjihta pushtetet.
Minatorët kanë dalë në protestë me thirrjet “Qeveri mashtruese!” ndërkohë që i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimin që u ka dhënë në një takim të zhvilluar me ta në vitin 2009.
Diskutime rreth kësaj post