Olta është prekur sot nga një bisedë që zhvilloi me banorin e ri të Big Brother Vip, Qetsorin, teksa po diskutonin për lojën, Olta i tha Qetsorit se ka vendosur që të mos shfaqë emocionet e saj në lojë, pasi sipas saj diçka e tillë do ta penalizonte.
Ajo i tha Qetsorit se i vetmi rast që ka qarë, është kur ka dalë Amosi nga shtëpia.
Ndërsa i zbuloi se ka mbajtur për brenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.
Në lidhje me këtë, Qetsori, iu përgjigj
Oltës se ajo rrezikon të ftohet emocionalisht, pasi nuk shpreh ndjenjat dhe emocionet për të birin.
Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.
Sigurisht fjalët e Qetsorit përlotën Oltën, e cila i tha: “Si mund të ftohet zemra e jë nëne”?
Pjesë nga biseda:
Olta: “Të bredshmen time nuk e kupton njeri. Unë kam vendosur të mos a nxjerrë. Njëherë qava për shokun tim, Amosin dhe ma kujtojnë akoma. Kur doli video e çunit më çoi në një emocion që nuk e përmblidhja dot. Ose duhet ta përmbledh atë emocion e ta mbaj në një paketë, ose do shpërthejë, dhe unë nuk do qendroj dot më këtu brenda. Unë po shpërtheva gjendjen time emocionale që kam nuk vazhdoj dot këtu”.
Qetsor: “Ju po rrezikoni të ftoheni”.
Olta: “Jo çfarë thua, realisht prekem shumë kur e thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne”?
Qetsor: “Po nuk e diskutove, rrezikon të ftohet.Ti i bie të rrezikosh, ose të harrosh fëmijën që mos kesh ndjesi emocionale, ose të harrosh Luizin”.
Olta: “E kam çengel në kokë, nuk më ikën nga mendja”.
Diskutime rreth kësaj post