Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj prej tre vitesh është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian me të cilin ka 2 vajza.
E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Emina ka treguar për njohjen me bashëkshortin, propozimin e tij dhe njohjen me familjen e tij. Modelja kujtoi një moment kur vjehrri i kishte bërë një pyetje të çuditshme.
“Isha nervoze dhe po mendoja çfarë do më pyesin, çfarë duan të dinë. Babai i tij më pa dhe më tha: Emina dua të të bëj nj pyetje shumë serioze. Obobo thashë pale çfarë do më pyesë. ‘Mund ta prekësh majën e hundës me gjuhë?’, më pyeti. ‘Çfarë’ e pyeta e habitur. Unë mund ta bëj por më vinte turp dhe s’dija çfarë t’i thoja. Pastaj e bëra”, tregoi Emina duke qeshur dhe e demonstroi.
Diskutime rreth kësaj post