Kryeministri Edi Rama ka qenë sot për inspektime në shkollën e rindërtuar në Shkafanë të Durrësit dhe ka hyrë në çdo klasë duke i pyetur nxënësit një më një sesi janë me notat.
Biseda e Ramës me nxënësit:
Rama: Iu pëlqen shkolla e re? Më e mirë se ajo që kishit? Hë pse qesh ti? Si je me mësimet, ke kap ndonjë 5 kështu apoo?
Nxënësi: Jam me 8-ta.
Rama: Te 8? Po përse nuk flet ta bësh 9-të, ta bësh 10-të, se qenke edhe alamet çuni. Se kur të pashë mu duke si me 5-sa, po të paktën te 8-ta mirë. Bëj shaka po forca.
Pastaj kryeministri Rama futet në një klasë tjetër ku i bën të njëjtën pyetje edhe nxënësve të tjerë, duke mos hequr dorë nga pyetjet për notat.
Rama: Po mësoni biologjinë? E vështirë biologjia? Me notat mirë? Shumë mirë sa?
Nxënësja: Me 7-ta.
Rama: Aaa qenke këput, po ngrije pra içik nivelin, ngreje. Mëso pak më shumë, merr shembull nga gocat. Gocat janë për t’u marrë shembull.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post