Biznesmeni i njohur Kristian Boçi, i cili u përfshi në një aksident të rëndë me makinë para një jave, vazhdon të qëndrojë në spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi teksa ai po udhëtonte me dy fëmijët e tij, të cilët fatmirësisht nuk u lënduan.
Sot, Boçi ndau një moment prekës në rrjetet sociale, duke postuar një foto me nënën e tij. Në mesazhin e tij, ai shprehu dhimbjen për humbjen e shikimit në njërin sy dhe vlerësimin e tij për kujdesin e ofruar nga mjekët.
“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetësh me një sy,” shkruan ai. Ai thekson rëndësinë e falenderimeve, duke shprehur mirënjohje për çdo moment të jetës, qofshin ato të mira apo të këqija.
“Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap,” shtom ai, duke reflektuar mbi forcën dhe qëndresën që ka treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ai përfundom me falenderime për stafin e Spitalit Ushtarak, duke e cilësuar si një burim mbështetjeje të jashtëzakonshme.
Diskutime rreth kësaj post