Ndërsa deputetët në partinë e saj po përgatiten për një tjetër garë lidershipi dhe po diskutojnë se kë të mbështesin, kryeministrja në largim Liz Truss u fotografua këtë mëngjes duke u kthyer në Downing Street pas një vrapimi.
Më pak se 24 orë më parë, ajo njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre jashtë rezidencës kryeministrore, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Edhe ishte në detyrë për vetëm 45 ditë asaj i takon të marrë një pagë 115 mijë paund në vit.
Siç thekson shtypi britanik, kryeministrja më jetëshkurtër në Britani ka të drejtë të kërkojë shumën prej 115 mijë paund në vit, nëpërmjet të ashtuquajturës “Public Duty Allowance” (PDCA). Ky kompensim u lejon ish-udhëheqësve të albionit të vjetër të kërkojnë para për koston e mbajtjes së aktiviteteve të tyre në jetën publike.
Liz Truss bëhet ish-kryeministrja e gjashtë e gjallë në Britani që ka të drejtë të kërkojë shumën përmes kësaj skeme, që do të thotë se taksapaguesit do të jenë thellë në xhep, duke paguar më shumë se 700,000 £ në vit për ish-kryeministrat.
Diskutime rreth kësaj post