Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas qëndrimit që kryeministri Rama mbajti dje për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH.
Manjani shkruan se refuzimi i vizës amerikane nuk ka lidhje fare më kulturën e pandëshkueshmërisë në vendin tonë, sikurse u shpreh kryeministri Rama.
“Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!
Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.
Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:
Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…
Jo keq, me thënë të drejtën!
Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post