Shkruan: Gjergj Zefi
Saimir Tahiri nuk është palë e një marrëveshje kulisash që ka si strumbullar apetitet në krizë të Ilir Metës.
Ministri i Brendshëm ua ka përplasur në surrat të gjithë qarqeve pranë Metës, që prej mëngjesit të sotëm qarkullojnë lajmin e dorëheqjes së tij.
“Sa për saktësim, as e kam dhënë e as ma ka kërkuar kush dorëhëheqjen. Sidoqoftë më të fortë do të jemi sot e gjithmonë bashë”, shkruan Tahiri në faqen e tij zyrtare duke tronditur të gjithë kënetën mediatike të Tiranës që sot ka nisur festën para kohe, se po ikën njeriu më i fortë i qeverisë Rama.
Dhe Tahiri, pas një takimi me shefin e tij Edi Rama, ka thirrur shefat e policive, u ka konfirmuar se asgjë nuk është e vërtetë pra të vazhdonin punën dhe më pas ka takuar shefin e diplomacisë Ditmir Bushati, ka pasur kontakte me shumë partnerë ndërkombëtarë e në fund ka shkruar statusin.
Një mesazh kuptimplotë që tregon se Tahiri nuk është tërhequr para maskaradës së shantazhit mafioz. Dhe menjëherë pas reagimit të Tahirit një mori komentesh që përkrahnin punën e tij dhe e ftojnë që të mos bëjë hap prapa. Se përndryshe çdo gjë do të quhet si përkulje ndaj shantazhit.
Dhe në fakt Saimir Tahiri nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen. Po të dojë Kryeministri le ta shkarkojë. Të gjitha akuzat e tij kanë qenë vetëm e vetëm për ta bërë nul punën e policisë që është sot institucioni më kredibël dhe më popullor në Shqipëri.
Një dorëheqje për qejfin e Lulit do të tregonte se mandati i marrë nga populli më 23 qershor 2013 ishte një lojë kalamajsh dhe jo një angazhim politik.
Tahirin sërish donin ta rrëzonin sot dhe nuk ja kanë arritur.
Menjëherë pas statusit të tij, të gjitha mediat që e shkarkuan gjithë ditën janë turbulluar dhe nuk po e dinë si të komentojnë apo sqarojnë. Ata janë totalisht në krizë.. Normal si të ecësh me fake news, ashtu do të përfundosh, fake media…/Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post