Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku militantët e PD-së i drejtojnë sharje të ndryshme kryeministrit Edi Rama.
Gjatë paradites së sotme Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha vizituan në të njëjtën kohë qendrën e qytetit të Elbasanit ku po festohet masivisht Dita e Verës.
Pas thirrjeve “Rama ik” nga militantët e Partisë Demokratike, militantët e PS-së u kundërpërgjigjen me sharje të rënda.
Në këtë moment ka nisur edhe një përplasje fizike mes tyre. Të dy krerët e partive politike akuzuan njëri-tjetrin për nisjen e dhu nës.
Nga ana tjetër, Grida Duma shpërndau videon ku militantët e PD-së i drejtoheshin Ramës me thirrjet “Rama ik”, “Qen”, “Qen bir Qeni”.
“Duke ndodhur…”,- shkruan Duma bashkëngjitur videos.
Video:
Diskutime rreth kësaj post