Policia greke ka zbardhur skemën e krimit të vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Athinë mesnatën e 25 Prillit. Sipas policia greke, i riu shqiptar me dokumente greke, u konfliktua me disa shqiptarë të tjerë. Sherri mes tyre nisi në një lokal në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek.
Më pas konflikti mes grupit të të rinjve u zhvendos në një tjetër zonë disa metra më larg, pikërisht aty ku u gjet i vrarë edhe 23-vjeçari. Ky i fundit ishte qëlluar pesë herë me thikë, duke humbur jetën nga gjakderdhja.
Sipas hetimeve të policisë, autorët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë. Disa dëshmitarë i thanë policisë se kishin dëgjuar që njëri nga grupi i të rinjve të thoshte “qëlloje të mbarojmë punë”. Sipas tyre, kanë qenë 6 persona të maskuar me të cilët u konfliktua 23-vjeçari shqiptar, disa prej të cilëve kishin armë në duar.
Motivet deri tani mendohet se kanë qenë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës. Deri më tani kanë dëshmuar në Policinë e Athinës tre persona, shkruajnë mediat greke, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës.
Diskutime rreth kësaj post