Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për ish-gardistin dhe shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili tre ditë më parë dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, Durrës.
E njëjta masë është dhënë edhe për vëllain e tij, Alfred Nikolli, të cilët dhunuan kryefamiljarin e familjes Kaçi, 80 vjeçarin Pjetër Kaçi dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, të cilët më herët u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe kërkuan që drejtësia të bëjë punën e tyre.
Martin Nikolli, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli rrahën brutalisht 80-vjeçarin Pjetër Kaçin për motive banale. Gjithçka nisi me një ‘pse më sheh’ duke e qëlluar më pas me shkopa bejzbolli dhe sende të forta atë.
Sherrit më pas iu bashkuan edhe djemtë e Kaçit të cilët erdhën në ndihmë të kryefamiljarit të tyre. Në këto momente, Martin Nikolli ka nxjerrë armën e shërbimit dhe qëlloi 5 herë në drejtim të tyre. Menjëherë pas kësaj ngjarje erdhi dhe reagimi i Ministrisë së Brendshme të cilët shkarkuan gardisin si dhe ai i kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila dënoi këtë akt të rëndë.
Gardisti u vu në prangat e policisë së Durrësit, më pas u bë i mundur edhe arrestim i vëllait të tij.
Diskutime rreth kësaj post