Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk e ka njohur këshillin e ri, ndërsa këshilltarët i ka quajtur ilegjetim, Ademi ishte e pranishme në mbledhjen e fundit të këtij viti.
Prezantimi i paketës fiskale për vitin 2020, detyroi Voltana Ademin që të aprovonte këshillin e ri bashkiak teksa u kërkoi edhe miratimin e tyre.
34 vota pro dhe 1 kundër e social demokratit Andi Halluni, mori paketa fiskale. Pritet tashmë cili do të jetë reagimi për projekt buxhetin që në janar do të prezantohet përpara këshilltarëve e ku do të mbahet qëndrimi me votë, që me gjasa do të ndjekë linjën e paketës fiskale.
Diskutime rreth kësaj post