Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini jep sinjale moskandidimi në bashkinë që drejton prej 11 vitesh. Gjatë një interviste në “Tv Skampa” në Elbasan, Sejdini ka deklaruar se pas një viti, bashkia e Elbasanit do të ketë një kryetar të ri.
“U bënë 11 vjet që drejtoj bashkinë. Sot një vit besoj do të kemi kryetarin e ri të bashkisë së Elbasanit”, u shpreh Sejdini.
Sejdini foli edhe pengjet nga pozicioni i tij si kryetar bashkie.
“Pengje ka shumë sepse buxhetet e bashkive dihet që janë shumë të vogla.
Duhen 6 milionë euro që të përfundojë totalisht infrastruktura e qytetit.
Pra kreu i ri i bashkisë të mbjellë vetëm lule. Do të arrijë? Dhe ku do t’i gjejë paratë? Jam optimist që do ta arrijë”, -u shpreh Sejdini.
Diskutime rreth kësaj post