Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin “Qarku i mbyllur “, duke sekuestruar eksploziv C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, ndërsa janë vënë në pranga dy persona.
Policia bën të ditur se është goditur një grup që trafikonin lëndë plasëse eksploziv C4, së bashku me aksesorë ndihmës, detonatorë dhe fitil zjarrëpërcjellës.
Janë sekuestruar 40 kallëp eksplozivë C4, 100 kapsolla detonatore, 43 metër fitil zjarrpërcjellës, automjeti tip Mitsubishi me targa LA7607 A, automjeti tip Benz me targa AA 888 CC.
Personat e arrestuar në flagrancë nga policia janë shtetasit Alfred Gurra 26 vjeç, banues në Krujë, si dhe Drini Lika 35 vjeç, banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi sipas policisë, personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarrëpërcjellës një grupi tjetër kriminal.
Diskutime rreth kësaj post