Pyetja për besimin fetar në Cens, për përfaqësues të Kishës Ortodokse në vend duhej të ishte me detyrim. Ndërkohë teksa i bashkohet thirrjes së përbashkët drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë, përfaqësues të besimeve fetare parashikojnë rënie të numrit të popullsisë dhe ndryshime në aktivitetin e komuniteteve fetare.
“Përse do të duhej të vendosej ana fetare, çështja fetare fakultative?!”, pyet At Grigor Palushi, Klerik i Kishës Ortodokse.
Teksa i bashkohet thirrjes së përbashkët të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, kleriku i Kishës Ortodokse, At Grigor Palushi shprehet i pakënaqur mbi faktin që shqiptarët nuk do të jenë të detyruar t’i përgjigjen pyetjes së drejtimit të besimit që kanë.
“Ajo do duhej të ishte krejt natyrshëm si pyetjet e tjera. Siç kanë detyrimin për t’u përgjigjur pyetjeve të tjera, duhet edhe të përgjigjemi për identitetin fetar. Ne e kërkuam por askush nuk na dëgjoi”, shprehet At Grigor Palushi.
Gjetjet e Cens të cilat pritet të publikohen nga Instituti i Statistikave mesin e vitit të ardhshëm për Imamin Ahmed Kalaja nuk do të ndryshojnë vetëm politikat qeveritare, por edhe vetë aktivitetin e komuniteteve fetare.
“Do të ketë një ristrukturim. Nuk ka kuptim që të ketë përfaqësi fetare aty ku nuk ka besimtarë të asaj feje”, thotë Imami i Xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja.
Ndërsa Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja parashikon një rezultat në përgjigje jo fort të kënaqshëm për pyetjen, “Sa shqiptarë kemi mbetur?”
“Duke u bazuar te ato që kemi pare këto vite që Censi është kryer, nëse procesi do të jetë i rregullt do të shohim që numri i atyre që jetojnë në Shqipëri do të jetë shumë pak”, thekson zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja.
Përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare në vend vlerësojnë se përfshirja e qytetarëve në dhënien e sakta të përgjigjeve të qytetarëve do t’i bëjë mirë atyre në rrafshin socio-ekonomik, por edhe në atë fetar.
Diskutime rreth kësaj post