Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur publikisht për herë të parë që kur u publikua lajmi se avioni që transportonte liderin e grupint Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte rrëzuar, duke i marrë atij jetën.
Teksa foli për mediat, Putin nuk tha asnjë fjalë për rrëzimin e avionit dhe pretendimet se Prigozhin ka humbur jetën, por i qëndroi skenarit të tij, duke u fokusuar në zgjerimin e grupit Brics “për të siguruar që ndikimi i Brics në botë të rritet”.
Ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.
Udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin, i cili drejtoi një kryengritje të shkurtër të armatosur kundër ushtrisë ruse më herët gjatë këtij viti, besohet të ketë vdekur të mërkurën kur një avioni me të cilin po udhëtonin 10 veta, u rrëzua në veri të Moskës.
Yevgeny Prigozhin ishte në avion, sipas agjencisë së aviacionit civil të Rusisë. Rrëzimi ngjalli menjëherë dyshime pasi fati i themeluesit të kompanisë ushtarake private Wagner ka qenë objekt spekulimesh që kur ai nxiti kryengritjen.
Diskutime rreth kësaj post