Rusia është duke përgjuar telefonat e ushtarëve të NATO-s në mënyrë që të “fshehin pushtimin rus të Evropës”. Sipas një raporti të publikuar nga mediat ndërkombëtare, Vladimir Putin po përgjon trupat e NATO-s afër kufirit me Rusinë në mënyrë që të ketë të qartë vendndodhjen e tyre.
Një pjesëtar i ushtrisë amerikane, Christopher L’Heuez, i cili përgatit trupat për përballje me Rusinë, ka zbuluar se telefoni i tij po përgjohej nga një adresë kompjuterike me bazë ruse.
“Kishte një hartë të Apple, dhe në qendër të saj figuronte harta e Moskës. Aty thuhej se dikush po provon që të futet në telefonin tim”, tregon ai, shkruan Gazeta Metro. Moska ka kryer ushtrimin më të madh ushtarak që prej Luftës së Ftohtë, me 100 mijë trupa që morën pjesë në ushtrimin afër kufijve të Evropës.
Trupat e NATO-s në kufirin evropian me Rusinë po vihen në shënjestër nga spiunët e Putinit në mënyrë që të përgjojnë vendndodhjen e tyre. Telefonat e tyre po thuhet se po përdoren nga Rusia për të vlerësuar forcën ushtarake në kufirin e Evropës.
Ministri rus i mbrojtjes ka refuzuar që të flasë lidhur me këto dyshime.
Diskutime rreth kësaj post