Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim pas përfundimit të rebelimit mercenar “Wagner” dhe theksoi se “përgjegjësit do të sillen para drejtësisë”.
Presidenti rus foli për disa minuta në një fjalim urgjent, duke theksuar se disa u përpoqën t’i bënin rusët të vrisnin njëri-tjetrin, por pa pasur sukses, pasi gjakderdhja më në fund u shmang.
“Rebelimi i armatosur do të ishte shtypur gjithsesi”, tha ai duke komentuar rrëzimin e avionit që ndoshta i përkiste ushtrisë së rregullt, tha se “guximi i pilotëve të vdekur” e shpëtoi Rusinë.
Megjithatë, ai e përshkroi “shumicën dërrmuese” të mercenarëve të Wagner si “patriotë”, duke deklaruar se “duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme”.
Pra, ai u dha atyre tre opsionet e mëposhtme:
Të nënshkruajë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, Të kthehen në vendlindje, Të shkojnë në Bjellorusi
“Falënderoj ata ushtarë dhe komandantë të grupit Wagner që morën vendimin e vetëm të duhur – ata nuk vazhduan me gjakderdhje vëllavrasëse, ata u ndalën në vijën e fundit. Sot ju keni mundësinë të vazhdoni t’i shërbeni Rusisë, duke lidhur një kontratë me Ministria e Mbrojtjes apo shërbimet e tjera të sigurisë, të ktheheni në vdendlindje dhe ata që duan mund të shkojnë edhe në Bjellorusi. Premtimi im do të mbahet. Po e përsëris, zgjedhja është e secilit prej jush por jam i sigurt qe do jete zgjedhja të ushtarëve rusë që e kanë kuptuar gabimin e tyre tragjik”, tha ndër të tjera presidenti rus.
Diskutime rreth kësaj post