Ndarja e Ledrit dhe Sarës u bë tema e mediave për javë të tëra. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ndarjen, shumë arsye janë spekuluar për të, mes tyre edhe puthja në filmin “Në kuadër të dashurisë”.
I ftuar në një emision televiziv aktori Roerd Toçe, i cili ka folur për eksperiencën e tij gjatë xhirimit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Në filmin ai kishte rolin e pretendentit të Sarës, ku kanë shkëmbyer edhe disa puthje.
A ishte puthja shkak i ndarjes?
“Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Roli, skenari dhe teksti janë të tilla, regjisori ka detyrë të të japë një rol që të ndihesh sa më komfort që të transmetohet mirë tek publiku. Sara e ka arritur këtë”, u shpreh Roerdi.
Diskutime rreth kësaj post