Prej dy ditësh Tirana është shndërruar në kryeqytetin e futbollit, për shkak të finales së Conference League që do të luhet në “Air Albania Stadium” ku do të ndeshen Roma dhe Feyenoord mbrëmjen e sotme në orën 21:00.
Roma do të jetë përballë Feyenoord në finalen e Conference League që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania” duke nisur që nga or 21:00.
Ultrasit e Romës janë të shumtë në numër që kanë prenotuar bileta për të parë skuadrën e tyre të zemrës të luajë një finale europiane pas disa vitesh pritje, teksa kërkojnë një trofe pas 11 vitesh.
Sipas “Supersport” për këtë fluks fluturimesh nga Roma drejt Rinas, nga ora 7 e mëngjesit të sotëm nga aeroporti Fumicino i kryeqytetit italian ngrihet çdo 30 minuta avionët charter, që sjellin në Shqipëri fansat verdhekuq.
Sipas Ansa-s, deri në orën 14:00 do të kryen 12 fluturime speciale. Në zonën e kontrollit të Terminalit 1 dhe 3 në Fiumicini, ultrasit e Romës, që mbajnë veshur fanellat me emrat e yjeve të skuadrës së zemrës (Abraham, Zaniolo. Pellegrini apo De Rossi dhe Totti) këndojnë në kor.
Të gjithë tifozët e Romës, përfshirë grupet ultras, do të mblidhen në parkut të Liqenit të Tiranës, vetëm pak minuta larg stadiumit.
Pas trazirave të mbrëmshme, rreth 80 italianë janë rikthye në Itali. Këta persona janë shoqëruar nga autoritet shqiptare si persona të padëshiruar.
Diskutime rreth kësaj post