Deputetja demokrate Flutura Açka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjet që po ndodhin kohët e fundit në Shqipëri.
Açka ka thumbuar dyshen Berisha-Rama ku thekson se ca huqe të kuqtë-mavi i kanë marrë prej nesh, kur ishim në pushtet dhe e bëmë pasurinë shqiptare përshesh.
Postimi i plotë i Açkës:
Pushteti që prodhon pasuri dhe burgaxhinj
Djegësat, rrugët, lumenjtë, liqenet, Butrintin, zonat e mbrojtura, bregu, pyjet… mrekullinë Shqipëri, e vodhi dhe e sosi kjo bandë rruspash e rruspinjsh.
Ne Opozita, kemi vetëm një detyrë: t’i amnistojmë. Sigurisht, pasi të kemi amnistuar veten.
Ca huqe të kuqtë-mavi i kanë marrë prej nesh, kur ishim në pushtet dhe e bëmë pasurinë shqiptare përshesh.
Diskutime rreth kësaj post