Në Tiranë u zhvillua të martën seminari rajonal për mekanizmat dhe ligjet e financimit ndërqeveritar të nevojshme për theksimin e decentralizimit fiskal.
Ekspertë nga i gjithë rajoni i Evropës Jug-Lindore ndanë eksperiencat e vendeve të tyre në procesin e decentralizimit dhe delegimit të funksioneve publike me vëmendje të veçantë në legjislacionin e financave vendore.
Në seminar u diskutuan probleme të përbashkëta, avantazhet dhe disavantazhet e qasjeve të ndryshme legjislative, komunikimi ndërqeveritar, çështje që lidhen me politikat financiare dhe mësimet e nxjerra nga vende të ndryshme të rajonit.
Përfaqësuesi i USAID-it në Shqipëri, Marcus Johnson tha se dialogu dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vijnë në ndihmë arritjes së stabilitetit financiar të njësive vendore në Shqipëri. Sipas tij, strategjia ndërsektoriale e hartuar tashmë si dhe mundësitë e Shqipërisë janë të mëdha për zhvillimin e decentralizimit të pushtetit vendor.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani, theksoi se gjatë këtij viti i janë kaluar pushtetit vendor më tepër kompetenca dhe fonde.
Aktiviteti mblodhi së bashku 70 ekspertë të fushës nga institucione të ndryshme e donatorë të huaj.
Diskutime rreth kësaj post