Gazetari Ylli Rakipi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” u deklaroi se: “Pushteti i Berishës është poshtë, ndaj dhe ai ka zbritur në bazë”.
Rakipi u shpreh se politika e këtyre kohëve ka qenë aksidentale, ndërkohë që theksoi se Berisha nuk është larguar nga pushteti në 2013-ën. Sipas tij Berisha përmes emërimit të Bashës në PD ruante pushtetin e vet brenda partisë.
“Nuk e prisja vendimin e përjashtimit të Berishës sepse Basha nuk shquhet për asnjë vendim. Është një kohë konfuze. Më shumë se përse e mori vendimin Basha duhet të flasim por politikën e këtyre kohëve që kanë qenë aksidente. Shqipëria kalon në kaos dhe aksidentet zgjidhin problemin, vijnë njerëz të çuditshëm në pushtet. Për problemin në PD. Nëse amerikanët nuk do kishin marrë atë vendim Berisha nuk do ishte përjashtuar.
Berisha nuk është larguar në 2013, ai bëri një emërim që është Basha dhe ruante pushtetin e vet brenda partisë. Në shoqëritë e hapura nuk ekziston kjo gjë, madje as në vendet me demokraci të brishtë dhe me fare pak demokraci nuk duhet të ndodhë. Ti mund ta zgjidhësh pasuesin tënd nëpërmjet të tuve, por duhet të hapësh një garë. Demokracia ka kohë që është vënë në dyshim. Tek ne nuk ka zgjedhje dhe ky është problem.
Basha sot ka bërë një deklaratë dhe thotë që nuk mund të dilet kundër SHBA, por DASH ka marrë vendim mos shkojë në Amerikë, jo të largohet nga PD. Berisha nuk mund të deklarojë sot që i ka kërkuar Bashës të japë dorëheqjen, kjo duhej thënë. Kjo mini-telenovelë ka ndodhur me Nanon në KPK-në e famshme. Pushteti i Berishës është poshtë, ndaj dhe ai ka zbritur aty”, – tha Rakipi.
Diskutime rreth kësaj post