Një debat i ashpër është zhvilluar ditën e sotme mes inxhinierit Arben Meçe dhe avokatit Altin Goxhaj dhe arsyeja ka qenë George Soros dhe Reforma në Drejtësi.
Goxhaj tha se Reforma në Drejtësi është reformë e Sorosit, ndërsa është hasur me kundërshtinë e Meçes.
Inxhinieri pretendoi të kundërtën, ndërsa argumentoi se Reforma në Drejtësi është mbrojtur historikisht nga DASH. Debati vijoi me tone të ashpra dhe përplasje mendimesh.
Pjesë nga debati:
Goxhaj: Berisha në 2014 ka refuzuar të akuzojë Sorosin për Reformën në Drejtësi. I vetmi që ka luftuar kundër reformës Soros në drejtësi jam unë. Në 2014-ën kam nxjerrë dokumente.
Meçe: Reforma në Drejtësi është mbrojtur historikisht nga DASH.
Goxhaj: Pusho tani!
Meçe: Yuri Kim është ambasadore e sjellë nga Trump dhe që nga ky moment gjithë pretendimi i të ashtëquajturës anti-Soros…
Goxhaj: Boll tashi! A mund ta mbaroj tani?
Meçe: O zotëri mblidh veten në tezat e tua që nuk i beson as vetë…
Goxhaj: Në 2014-ën kam paraqitur dokumentet se si fondacioni Soros me Lulzim Bashën bënë pazarin në shërbim të Edi Ramës. Ishin dy dokumente njëri për Reformën në Drejtësi dhe tjetri ishte strategjia e Soros. Unë kam që në 2014-ën që merrem me historinë e Sorosit.
Diskutime rreth kësaj post