Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amalfi të Italisë, ku një skaf është përplasur me një velierë, duke shënuar një viktimë, ku sipas mediave të huaja, Adrienne Vaughan, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët kishin shkuar me pushime në Itali, kur skafi me të cilin ato udhëtonin u përplas me një varkë me vela dhe fatkeqësisht Adrienne humbi jetën.
45-vjeçarja amerikane Adrienne Vaughan, presidente e Bloomsbury USA, degës amerikane të Bloomsbury Publishing, shtëpisë botuese britanike që botoi romanet Harry Potter, humbi jetën në mënyrë tragjike.
Bashkëshorti i saj Majk, mbeti i plagosur lehtë, po ashtu edhe vajza e saj 12-vjeçare dhe djali i saj 8-vjeçar. Drejtuesi i skafit rezultoi se ishte nën ndikimin e kokainës.
Diskutime rreth kësaj post