Gushti është dhe muaji ku hyrjet në vendin tonë janë rritur ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e emigrantëve zgjedhin vendlindjen për të kaluar pushimet.
Sipas të dhënave nga dogana e Kapshticës, në vendin tonë janë futur me datë 1 gusht rreth 17 mijë qytetarë dhe po gjatë këtyre ditëve kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë 13 mijë qytetarë.
Ndërkaq vetëm gjatë ditës së premte në vendin tonë, janë futur nga dogana e Kapshticës 4314 qytetarë dhe kanë dalë 3037 qytetarë.
Pavarësisht fluksit në të dyja anet e kufirit nuk ka pasur radhë dhe vonesa në kryerjen e procedurave, si nga policia jonë kufitare ashtu edhe nga pala greke.
Pala shqiptare punon me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
Pala greke punon me 2 sportele ne dalje dhe 2 ne hyrje.
Nga pika doganore e Qafë Thanës, prej 1 gushtit dhe në vazhdim kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 22 mijë qytetare, shumica vijne për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Kane udhëtuar drejt Maqedonisë se Veriut rreth 12 mijë qytetare.
Sipas statistikave vetëm ditën e premte nga Qafë Thana, janë futur 3885 persona dhe kanë dalë 2552 qytetarë të tjerë.
Në të dyja anët e kufirit punohet me kapacitet maksimal sportelesh dhe personeli për të perballuar fluksin, çfarë ka shmangur pritjet ne kufi dhe radhët.
Diskutime rreth kësaj post