Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka gjetur zgjidhjen perfekte për të dëmshpërblyer të gjithë ata që ndërprenë pushimet e tyre për shakak të zjarreve masive që përfshinë ishullin e Rodosit.
Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë turistët e prekur.
Lajmi është konfirmuar këtë të mërkurë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat. Në fjalën e tij, ai garantoi të gjithë se pavarësisht situatës, Greqia është një vend absolutisht i sigurt dhe nuk ka asnjë rrezik.
Kryeministri sqaroi se turistët mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe pushimet e lënë në gjysmë.
Diskutime rreth kësaj post