Një ndër moderatoret më të njohura të ekranit e ndër më të dashurat për publikun shqiptar, Luana Vjollca, duket se do ta nisë vitin e ri me surpriza.
Emisioni i saj “Shiko Kush Luan” do të transmetohet më datë 1 janar, ndaj Luana ka premtuar surpriza të mëdha për këtë puntatë.
Moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram momente gjatë xhirimeve, duke zbuluar se kësaj here emisioni do të ketë një risi.
Për herë të parë, në puntatën e 1 janarit do të jenë të ftuar plot 30 artistë, të cilët do të marrin pjesë në lojrat e ndryshme dhe intervistat në studio, për të shoqëruar e argëtuar publikun.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post