Kujdes kur punoni me të huaj të cilët nuk ushtrojnë aktivitetin në shtetet e tyre por zgjedhin vende si Shqipëria. Jo të gjithë janë siç mendoni. Mund t’ju duken të zotë në biseda por në fund mund të rezultojnë mashtrues dhe të mos ju paguajnë. Kjo i ka ndodhur një 43 vjeçari nga Shkodra. Për pothuajse 6 muaj ky shtetas nuk është paguar nga një kompani turke që vepron në Shkodër.
Në këto kushte pasi është mbushur me gënjeshtra 43 vjeçari me inicialet A.P i është drejtuar policisë vendore të Shkodrës dhe atje ka bërë një denoncim se administratori dhe përgjegjësi e kanë mashtruar duke mos i dhënë paratë për 6 muaj me radhë. Bëhet fjalë për një kompani turke që ka aktivitet në Shkodër dhe administrator i saj është turku me inicialet I.H 46 vjeç.
Ky nuk është i vetmi që është kallëzuar sepse 43 vjeçari ka bërë padi edhe për shtetasin Y.K 46 vjeç banues në Guri Zi me detyrë përgjegjës i punimeve. Policia vendore është ajo që bën të ditur se këta dy shtetas nuk e kanë paguar 43 vjeçarin nga qershori dhe deri më tani dhe tashmë do të ndiqen penalisht për mashtrim.
Diskutime rreth kësaj post