Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se projekti po merr formë dhe se do ta shndërrojë vendin në një portë të madhe për të gjithë vizitorët që do të zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.
“Mirëmëngjes, dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post