Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë bllokim të përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.
Mbyllja e rrugës është planifikuar në datat 20, 22 dhe 23 Prill, prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi, si dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë, duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.
“Në vijim te punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit
Mbyllja është planifikuar në ditët dhe orët e mëposhtme:
– Datë 20, 22, 23 Prill ( e Shtunë, e Hënë dhe e Marte)
– Orari: Nga ora 8:00 deri ne 18:00
Informojmë se Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë:
1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6)
2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas”,-njofton ARRSH
Diskutime rreth kësaj post