Dega e Mjekësisë është zgjedhur më pak këtë vit prej maturantëve, gati me një përgjysmim në aplikime.
Nga 3183 kandidatë që kishin zgjedhur këtë degë vitin e kaluar, këtë vit kanë qenë vetëm 1743 maturantë që kanë aplikuar, kur nga njëra anë qeveria rriti kuotat e pranimit.
Me sa duket ky ka qenë edhe reagimi it ë rinjve ndaj vendimit të qeverisë, duke bërë të detyruara 5 vjet pune në Shqiëpri pë rata që mbarojnë në degën e Mjekësisësë Përgjithshme dhe në rast të thyerjes së kësaj kontrate, paguajnë të plotë tarifën e studimit.
Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, u rriten me 500 kutotat e pranimit në këtë degë studimi.
Kujtojmë që për herë të parë këtë vit aplikantët në programin e Mjekësisë së Përgjithshme do i nënshtrohen një testimi të informatizuar në QSHA.
Datat e testimi do njoftohet sapo të dakortësohet me QSHA.
Më 3 gusht u mbyllën aplikimet në portalin UAlbania, në të cilin maturantët kanë pasur mundësinë që të zgjedhin 10 degët e preferuara të tyre nga 653 programe të vendosura në dispozicion, me qëllim nisjen e universitetit.
Diskutime rreth kësaj post