Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me fitoren e Sara Hoxhës në Dancing with the stars.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Sara Hoxha ishte mirë, por që Elhaida ishte e shkëlqyer. Gazetarja madje thotë se ky ishte rezultati kur vendimi i lihet publikut.
“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer! Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja. Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing ëith the stars. Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë. Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!”, shkruan Njuma në postimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post