Ditën e sotme nëpërmjet Instagram, moderatorja Luana Vjollca na ka treguar se ka nisur regjistrimi i puntatës së parë të emisionit “Shiko Kush Luan”.
Luana ka postuar një sërë videosh në rrjetet sociale, duke na bërë të ditur se edhe këtë vit do jetë nën shoqërinë e aktorëve të “Portokalli” Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.
Po ashtu, pjesë emisionit do jetë edhe Fifi, e cila do shoqërohet nga orkestra dhe pritet të dhurojë goxha spektakël.
Në videot e publikuara ata shihen se janë shndërruar në fëmijë të vegjël, me rroba e look të përshtatur, teksa po ashtu përpiqen të flasin si fëmijë.
Sakaq, moderatorja ende nuk i ka zbuluar personazhet e para të emisionit, por ne jemi gjithë sy e vesh.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post