Këngëtari Jon Bon Jovi, parandaloi një tragjedi në Nashville. Teksa po xhironte videoklipin e tij të ri, një grua në gjendje të rëndë të shëndetit mendor, ka tentuar të hidhet nga ura.
Ishtë këngëtari ai i cili arriti ta bindë gruan të ndërrojë mendje, duke folur më të.
“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt”. tha shefi i policisë John Drake në një deklaratë të shkurtër në X.
Policia publikoi videon e sigurisë të ndërveprimit, në të cilën gruaja mbahet në barrierat anësore ndërsa qëndron në rrezik.
Pasi afrohet dhe flet për rreth një minut me të, Bon Jovi dhe një bashkëpuntore e tij e shpëtojnë gruan dhe e ndihmojnë atë të kthehet në vendkalimin e këmbësorëve.
Si nëpër filma, kjo situatë mbyllet me një përqafim.
Jon Bon Jovi helped talk a distraught woman off the ledge of a Nashville bridge, police said. The incident occurred Tuesday night as the rock and roll legend was filming a music video at the time, with the bridge open to the public. https://t.co/Jasbss9MV7 pic.twitter.com/DjRK4ijvpP
— ABC7 News (@abc7newsbayarea) September 12, 2024
Diskutime rreth kësaj post