Bledi Çuçi dha mbrëmjen e djeshme intervistën e parë si ministër i Brendshëm. Gjatë emisionit u publikua edhe momenti kur Çuçi mori vesh se ishte emëruar nga kryeministri Rama, ministër i Brendshëm.
Në video shihet se Çuçi habitet kur merr vesh lajmin.
Më pas ministri Çuçi shpjegon:
“Pra duhet ndarë se nuk është çështje mos dëshire por është çështje mos dijenie. Po unë e kam marrë vesh kur ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën për fondet e IPARD-it. Po është ky momenti dhe më përpara po diskutonim më këtë gjë.
Aty ka treguar mesazhin në Twitter të cilët ja kishin sjellë dhe sigurisht ishte një befasi për mua, por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Befasia ishte sepse unë nuk e prisja, jo sepse unë nuk jam i gatshëm për të bërë këtë detyrë apo detyra të tjera që përfshijnë qeverisjen përderisa unë jam në politikë, përderisa unë jam pjesë e atij ekipi qeverisës, por sepse kisha disa projekte në zhvillim si ministër i Bujqësisë shumë të rëndësishme për sektorin’.” – tha ai.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post