Avokati Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të listës së prillit 2021 të rrogave të shqiptarëve. “Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët. Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar”, shprehet Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit:
“Aaaaa, po kjo lista e pagave të muajit prill ‘21 spjegon të gjithë situatën.
Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët. Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar.
Tashmë nuk çuditem që ka edhe database të tjera që lidhen me gjobat, kreditë, barrët siguruese e ndoshta edhe kadastra.
Por këto të dhëna i kanë mbajtur patronazhistët për të shantazhuar, blerë ose demotivuar votuesit.
Ja ku doli koka e muhabetit!
Dhe sigurisht që për këto gjëra akuzohet opozita… hahahahahahahahaha.
Ku ma gjen të ishte opozita kaq e organizuar…
Dukshëm sherret e brendshme në PS që cuan në denoncimin e listës së patronazhistëve, por bëjnë “transparencën” e plotë të kësaj skeme.
Eshtë e NJËJTA DORË!
Është projekt i pastër politik me qëllim intimidimin politik dhe elektoral të shqiptarëve!
Faktet flasin qartë!
Vështirë të gjendet e vërteta tashmë, sepse vjedhja e të dhënave ka kohë që ka ndodhur. Por përgjegjësit që kanë për detyrë të ruajnë këto të dhëna, duhet të jenë pas hekurave!
Të paktën të mos vidhen të dhënat e përditësuara…
Nuk e di çmendon zonja Yuri-ste!!”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post