Moti do të përkeqësohet nga mbrëmja e së hënës, pasi një stuhi e motit të keq me emrin “Bogdan” që prek Italinë do të lëvizë drejt rajonit të jugut. Nga orët e mbrëmjes në zonat jugut të vendit tonë priten reshje të dendura shiu dhe stuhi , të cilat pritet të vazhdojnë deri në mesditën e së martës.
Shira dhe stuhi lokale priten fillimisht në pjesët e detit Jon dhe në pjesën jugore të Shqipërisë të cilat gradualisht do të shtrihen në pjesët e tjera të Jonit, pjesën perëndimore dhe ndoshta në Peloponezin Veriperëndimor.
Efektet vende-vende në Jon, Epir dhe Kontinentin Perëndimor do të jenë të forta dhe priten të shoqërohen me reshje të larta shiu.
Episodi i pritshëm i reshjeve është i Kategorisë 3 sipas Indeksit Rajonal të Reshjeve (RPI).
Vlen të theksohet se në orët e mëngjesit të së martës 27/09 gjatë shfaqjes së stuhive në pjesë të detit Jon si dhe në pjesët bregdetare të jugut të vendit ka mundësi për tornado .
Harta e mëposhtme tregon reshjet kumulative të pritura gjatë ditës së hënë 26/09 deri në mesditën e së martës 27/09 dhe përmbledh zonat kryesore me rrezik të lartë.
Diskutime rreth kësaj post