Edi Reja zyrtarizoi formacionin për ndeshjen që kombëtarja e Shqipërisë do të luaje kundër Kazakistanit në Ligën e Kombeve. Në porte do të jeteë Ertrit Berisha, ndersa perpara tij në mbrojtje me tre do të rreshtohen Veseli, Gjimshiti dhe Ismajli.
Në krah do të luajnë Hysaj dhe Uzuni si surprizë në këtë rol. Mesfusha do ti besohet Memushaj qe rikthehet pas një mungese të gjatë si dhe Abrashit e Kallakut. Në sulm janë dyshja Cikalleshi-Manaj.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe të dyja përfaqësuesve u duhet fitore për të shpresuar për kreun e renditjes. Kuqezinjtë janë shprehur më parë të prerë se sot në ”Air Albania Stadium” janë vetëm pë fitore dhe 3 pikë.
Diskutime rreth kësaj post