Sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.
Gazetari Nefail Maliqi raporton nga Berna se politikat diskriminuese dhe antishqiptare e regjimit të Beogradit para vitit 1999 dhe invasioni serb gjatë këtij viti në Kosovë dëboi mijëra shqiptarë, kështu duke rritur dukshëm numrin e refugjateve në Zvicër dhe ne vendet tjera evropiane.
Në ato vite, Zvicra kishte 150 mijë shqiptarë, ku një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për televizionin Top Channel ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti se komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave mbi 90 mijë shqiptare posedojnë pasaporta zvicerane.
Diskutime rreth kësaj post